Rafael Nadal eliminohet nga Uimbëldon, vazhdojnë Marrej e Federer

Zhill Miller është surpriza e 1/8 së finales në Uimbëldon, pasi eliminon Rafael Nadal nga ky turne me rezultat 3:2.

Nadal e nisi keq sfidën me dy sete të humbura në fillim, ndërsa më pas u rikthye në lojë me dy tjerë të fituar, mirëpo në setin e pestë dhe final e dominoi tenisti nga Luksemburgu, duke i dhënë kështu fund ndeshjes që zgjati plotë 4 orë e 48 minuta lojë.

Biletë për në raundin tjetër siguroi Endi Marrej që mundi në tre sete 7:6, 6:4 dhe 6:4 Benoit Pejrin. Në çerekfinale numri një i botës së tenisit do të përballet me australianin Sem Kverin.

Kualifikim të mëtejshëm arriti edhe Roxher Federer, me zvicranin që për asnjë moment nuk e vuri në diskutim humbjen, duke mundur Dimitrovin në 3:0 në sete.

Leave a Reply