Borja Valero zyrtarisht bëhet i Interit

Futbollisti spanjoll, Borja Valero përfundimisht bëhet i Interit. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Fiorentinës në faqën zyrtare të klubit, që konfirmon shitjen e kartonit të lojtarit.

Valero të hënën kreu vizitat mjekësore dhe iu bashkua “zikaltërve” në Di Brunico ku janë duke zhvilluar fazën përgatitore. Palët kanë arritur marrëveshje për rrethe 5 milionë euro.

Deri në këto momente, Valero është afrimi më i bujshëm në radhët e Interit që ka premtuar edhe disa goditje të mëdha në merkato, ku në mesin e tyre lakohet edhe emri i Angel Di Marias.

 

Leave a Reply