Barcelona kontratë marramëndese me “Rekuten”

Gjigandët spanjoll të Barcelonës, për sezonin e ri do të sponsorohen nga kompania “Rekuten”.

Barcelona ka firmosur kontratë 4 vjeçare me “Rekuten” për një shifër prej 55 milionë eurosh në vit, së cilët mund t’i shtohen edhe plus bonuse tjera.

Ndërkohë mësohet se Barcelona do të fitojë nga kjo kontratë, 1.5 milionë euro të tjerë për çdo fitore të titullit kampion të Spanjës në La Liga, e 5 milionë euro të tjerë për çdo triumf në Champions League. Kontrata mes Barcelonës dhe “Rakuten” ka një opsion për rinovimin e saj edhe për një sezon tjetër.

Në videon më poshtë mund të shihni fushatën reklamuese që po bëjnë yjet si Mesi, Nejmar, Pike dhe Turan në Japoni.

Leave a Reply