Kukësi mundet nga Sherifi, mirëpo shpreson ende (FOTO+VIDEO)

Skuadra kampione e Shqipërisë, Kukësi, ka pësuar disfatë minimale në ndeshjen e parë në Moldavi përballë Sherifit të Tiraspolit, ku vendosi një gol i realizuar me 11-metërsh nga ana e Badibangës.

Debutuesi Serran ndali një top me dorë brenda zone vetëm 11 minuta para përfundimit të ndeshjes, duke i dhënë mundësinë vendasve që të realizonin golin e vetëm të takimit.

Një rezultat që lë të hapur çështjen e kualifikimit, në ndeshjen që do të zhvillohet pas një jave në “Elbasan Arena”.

Performanca e shkëlqyer e “gardianit” Enea Koliçi, mban ende në lojë Kukësin, skuadër kjo e cila në një moment ishte shumë afër golit, mirëpo goditja e izraelitit Nasar në fraksionin e dytë preku vetëm shtyllën.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply