Suad Sahiti: Të triumfojmë pa pranuar gol

Rabotniçki sot nga ora 18:00 do të luaj ndaj Dinamo Minsk në kuadër të ndeshjes së parë të turit të dytë eliminator në Liga Evropa. Ky takim për “romantikët” do të jetë më i vështir se ai në raundin e parë ndaj Tre Penes, mirëpo mesfushori anësor, Suad Sahiti beson se skaudra e tij do të arrijë rezultat pozitiv para takimit kthyes në Bjellurusi.

“Kjo është një sfidë e madhe për ne. Dinamo Minks është skuadër kualitative, por nuk është pamposhtur. Ne do të japim maksimumin që të regjistrojmë rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit. Sigurisht epilogu më i mirë do të ishte të triumfojmë pa pranuar gol. Jemi të përgatitur dhe jemi të vetdijshëm se na pret një ndeshje e vështirë, por ne do të japim gjithçka nga vetja”, është shprehur Suad Sahiti para takimit me Dinamo Minsk.

Takimi Rabotniçki-Dinamo Minks luhet në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së, duke filluar nga ora 18:00.

Leave a Reply