ZYRTARE, Berat Xhimshiti veshë fanellën e Beneventos

Berat Xhimshiti edhe zyrtarisht sezonin e ri futbollistik do të luaj në “Serie A”, me skuadrën e sapo inkuadruar në këtë ligë, Benevento.

Edhe pse lajmi ishte konfirmuar që para 3 ditëve,kur mbrojtësi i kombëtares ishte vërejtur në ambientet e stërvitjes së skuadrës italiane, Benevento vetëm të enjten në mbrëmje ka zyrtarizuar blerjen e reprezentuesit shqiptarë.

Xhimshiti te Benevento do të luaj për një vit në formë huazimi nga rradhët e Atalantas.

Rikujtojmë ditë më parë me skuadër të re, u bë edhe një anëtarë tjetër  Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku.

Edhe pse dëshira e sulmuesit elbasanas, ishte që të luaj në “Serie A”, ai megjithatë u transferua në kampionatin elitarë polak, te skuadra e njohur e Legia Varshavës.

Leave a Reply