Injoroi bashkëlojtarin e tij, gjesti i Zhiru po bënë xhiron e Botës (VIDEO)

Arsenali gjatë merkatos së kësaj vere në rradhët e veta solli super sulmuesin francez të Lionit, Aleksandre Lakazete. Transferimi i tij gëzoi tej mase tifozët e skuadrës londineze, mirëpo si duket jo edhe bashkëkombasin e tij, Olivie Zhiru.

Një gjë e tillë po vërehet që në start, pasi si duket Zhiru po xhelozon tashmë bashkëlojtarin e tij të ri, Aleksandre Lakazete, të cilin e sheh si një konkurrencë të fortë për një vend titullari në sulmin e Arsenalit.

Se Zhiru është xheloz ndaj bashkëkombasit të tij, më së miri e dëshmojnë dy gjestet e tij të vepruara ndaj Lakazete.

Në ndeshjen e 13 korrikut, kur Lakazet shënoi golin e parë me fanellën e Arsenalit në ndeshjen ndaj Sidnej që “topçinjtë” e fituan me rezultatin 2:0, kur të gjithë vrapuan pas sulmuesit francez, për të festuar golin së bashku, Zhiru vazhdoi qëndrimin ku ishte, ndërkohë në ndeshjen e së shtunës, kur vetë Zhiru realizoi gol në fitoren 3:1, Lakazet edhe pse vrapoi për të festuar bashkë golin, ai u refuzua nga bashkëkombasi i tij.

Vërtetë dy gjestë jo të hijshme nga ana e Olivie Zhiru, që nuk ju kanë pëlqyer aspak edhe tifozëve të Arsenalit.


Arsenal – WS Wanderers (AUS) 3:1 – Ndeshja ku Zhiru shënon për Arsenalin


Arsenal – Sydney FC 2: 0 – Ndeshja ku Lakazete shënoi gol për Arsenalin

Leave a Reply