Super derbi në Shkup, Makedonija Gj.P mirëpret Vëllazërimin

Java e 25-të në Ligën e Dytë – Perëndim do të na dhurojë sot super derbin midis dy skuadrave të para në renditje, Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Vëllazërimit të Kërçovës, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Shkup në lagjen e Gjorçe Petrovit, aty ku shpresojmë mbi të gjitha të shohim një futboll cilësor, dhe jo një ndeshje që do të kalojë në regji të arbitrëve, siç ishte rasti me dy nga ndeshjet e javës së 24-të, Labunishti – Gostivari dhe Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P.

Një përballje tjetër mjaft interesante do të zhvillohet në Gostivar, ku ekipi vendas KF Gostivari do të mirëpret Struga Trim Lumin. Skuadra e trajnerit Mensur Jakupit shpreson tek fitorja, e cila do ju shërbente atyre që të ngjiten ndonjë pozitë më lartë, duke pasur parasysh se dy skuadrat e para sot takohen mes vete.

Lokomotiva do të mirëpret Novacin, po në Shkupi, EuroMilku do të jetë nikoqir i Zajazit, teksa një ndeshje e bukur pritet të luhet edhe në Tetovë midis Teteksit dhe Labunishtit.

LDFM – Perëndim, Java 25

EuroMilku

05.05. 16:30 Zajazi
Gostivari 05.05. 16:30 Struga Trim Lum
Lokomotiva 05.05. 16:30 Novaci
Makedonija Gj. P 05.05. 16:30 Vëllazërimi
Teteksi 05.05. 16:30

Labunishta

Leave a Reply