ZYRTARE, Ronaldo nuk luan në Shkup

Bartësi i “Topit të Artë”, Kristiano Ronaldo është më se e sigurtë se do të mungojë në ndeshjen e Superkupës së Evropës ndaj Mançester Junajtedit më 08 gusht në Shkup.

Megjithatë portugezi do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë “El Clasico” me 13 gusht, kur Reali i Madridit do të luaj ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, njofton “”marca.com”.

Në “Kamp Nou” CR7 me shumë gjasa do të luaj vetëm një pjesë ndaj “katalunasve”, ndërsa një javë më pas do të jetë i gatshëm për të luajtur edhe 90-të minuta të plotë në ndeshjen e parë të La Liga-s.

Gjatë javës së ardhshme numri 7 i “madrilenëve” do të kthehet në Madrid për disa ditë, për të ju nënshtruar kontrollimeve mjekësore.

Kristiano do të nis stërvitjet me ekipin kampion në fillim të muajit gusht, atëherë kur skuadra kampione e Evropës do të rikthehet në Spanjë.

Leave a Reply