Shefki Kuqi viziton Shkëndijën në Helsinki

Ish-sulmuesi kosovar Shefki Kuqi ka shfrytëzuar qëndrimin e Shkëndijës në Finlandë, duke vizituar ekipin në hotelin në Helsinki.

Ish-reprezentuesi i Finlandës dhe disa ekipeve të njohura angleze ka inkurajuar “kuqezinjtë” për rezultat pozitiv në takimin e sotshëm ndaj skuadrës finlandeze, ndaj të cilëve skuadra tetovare në ndeshjen e parë të zhvilluar në Strumicë kishte shënuar fitore me reuzltatin 3:1.

Kuqi qëndroi për një kohë me trajnerin Qatip Osmani, me të cilin folën edhe për takimin e sotshëm, duke pasur parasysh se kosovari është trajner i Inter Turkut dhe njeh mirë rethanat në futbollin finlandez.

Leave a Reply