ZYRTARE, De Shiljo i bashkohet Juventusit

Juventusi ka finalizuar transferimin e mbrojtësit të djathtë Matija De Shiljo nga rradhët e Milanit. Mbrojtësi 24-vjeçar kaloi me sukses kontrollet mjekësore sot në Torino, duke firmosur kontratë 5-vjeçare me kampionët në fuqi të Italisë.

Juve do të paguajë 12 milion euro për kartonin e De Shiljos, i cili shihet si zëvendësim për brazilianin e larguar Dani Alvesh, i cili u transferua në Francë te skuadra e Paris Sen Zhermenit.

De Shiljo brenda 6 sezoneve të kaluara te Milani, kishte zhvilluar 110 ndeshje kampionale.

Leave a Reply