Edhe Partizani vihet pas Izair Eminit

Me të kuptuar se me përfundimin e ndeshjeve në Evropë, Izair Eminit i përfundonte kontrata me Kukësin, shumë skuadra janë vënë pas shërbimeve të futbollistit tetovarë, njofton “infOSport.mk”.

Pas interesimit fillestar të Shkëndijës, dhe më pas edhe atij nga skuadra vlonjate e Flamurtarit, sot mediat shqiptare njoftojnë edhe për interesimin e skuadrës së Partizanit.

Drejtuesit e të “kuqve” nga Tirana pas dështimit të hershëm në Evropë këtë edicion si dhe humbjen e titullit sezonin e kaluar, dëshirojnë të përforcojnë skuadrën, edhe atë me futbollistë mjaft cilësorë.

Duke pasur parasysh kualitetet e Eminit, vërtetë Partizani do të përfitonte në repartin e sulmit, pas largimit të sulmuesit nigerian Ekuban.

Megjithatë Partizani në këtë garë do të duhet të përgatitetet për një shumë të mirë të hollash, pasi për nënshkrimin e Izos, në garë ka konkurrentë të mëdhenj, si Flamurtari, klubi i tij aktual, Kukësi, si dhe ish skuadra e tij, Shkëndija, që shihet si kandidati kryesor për transferimin e 31-vjeçarit nga Tetova.

Leave a Reply