Lenjani debuton me fitore te Sioni

Ermir Lenjani ka debutuar me fitore me fanellën e skuadrës së Sionit, skuadër kjo që mundi Lozanën me rezultatin minimal 1:0. Ishte kjo një fitore që shëroi sadopak plagët pas asaj disfate në kuadër të Liga Evropa, por njëkohësisht edhe për të festuar ditëlindjen e trajnerit Paolo Tramexani, 47 vjeç sot.

Golin e vetëm për skuadrën e Sionit e realizoi Schneuëly në minutën e 33-të. Fitoi ndeshjen e dytë rresht edhe FC Cyrihu, 2-1 ndaj Tunit, me përmbysje në pjesën e dytë. Skuadra e Burim Kukelit është me pikë të plota pas dy ndeshjesh dhe Kukeli ishte sërish titullar, duke marrë edhe një karton të verdhë në pjesën e parë.

Veterani i kombëtares shqiptare tashmë është pozicionuar në mbrojtje, duke treguar se është një lojtar shumë i vlefshëm për Cyrihun, por edhe kombëtaren.

Një fitore sot morri edhe Bazeli i Taulant Xhakës, i cili megjithatë mbeti në bankinë për gjatë 90-të minutave. Bazeli shënoi fitore me rezultatin 3:1, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes Xhaka pati një takim me trajnerin e ri Kristian Panuçi.

Leave a Reply