Drita bënë një super përforcim në prag të ndeshjes me Malmon

Skuadra kampione e Kosovës, Drita, para duelit me Malmon në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve, ka bërë edhe një përforcim.

Bëhet fjalë për Zgjim Mustafën, futbollistin 24 vjeçar, i cili më herët kishte qenë pjesë e Gjilanit. Ai me skuadrën po nga Gjilani ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa pritet të jetë një përforcim shtesë për ndeshjet ndaj kampionëve në fuqi të Suedisë.

Rikujtojmë Drita doli të jetë fitues i turneut para eliminator të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Gjibraltar, duke mundur fillimisht në gjysmëfinale skuadrën e Santa Kolomas nga San Marino dhe më pas në finale edhe skuadrën nikoqire të Linkoln, duke arritur kështu të luajë për herë të parë në kualifikime dhe duke u vendosur në pozitë të shkëlqyeshme para fillimit të sezonit të ri në Kosovë, për shkak të krijimit të një ekipi solid dhe përfitimeve nga UEFA për këtë sukses, ku deri më tani ka siguruar një shumë prej 1 milion e 30 mijë euro.

Leave a Reply