Jetmir Zeqiri nënshkruan me KB Gostivari

Basketbollisti i talentuar shqiptarë, Jetmir Zeqiri ka firmosur kontratë profesionale me ekipin e basketbollit, Gostivari. Ai te kjo skuadër vjen nga ekipi i Vardarit, pjesë e së cilës ishte sezonin e kaluar, shkruan “infOSport.mk”.

Edhe pse me këtë skuadër nuk arritën të ruajnë statusin e skuadrës elitare, Zeqiri ishte njëri ndër basketbollistët më të dalluar të skuadrës shkupjane, duke zgjuar interesimin e drejtuesve të KB Gostivari, që beson shumë në kualitetet e basketbollistit shqiptarë.

“Gostivari do të jetë një hap para në karrierën time. Mund të mësoj shumë gjëra nga trajneri Srbinovski dhe bashkëlojtarë si Dimçevski. Më pëlqeu projekti i KB Gostivari, po vijë në një klub profesional dhe gëzohem që do jem pjesë e tyre. Ndërkohë me kënaqësi gjithashtu rikujtojë periudhën e kaluar te skuadra e Vardarit. Ai klub më ndihmoi që unë të bëhem një lojtarë i mirë, atje mësova shumë gjëra dhe i respektoj të gjithë ata me të cilët kam punuar deri më tani” – tha Jetmir Zeqiri në një intervistë për “basketball.mk”.

Përveç Jetmir Zeqirit pjesë e Gostivarit në sezonin e ri do të jetë edhe Damjan Robev, i cili gjithashtu vjen nga rradhët e Vardarit, ndërkohë drejtuesit e skuadrës gostivarase  gjithashtu u vazhduan kontratat edhe tre basketbollistëve që ishin ndër më të merituarit për inkuadrimin e kësaj skuadre në elitën e basketbollit vendor.

Bëhet fjalë për basketbollistët si Viktor Serafimovski si dhe Renato dhe Robert Dimitrievski, ndërsa  gjithashtu si përforcim i rradhës te skuadra e Gostivarit përmendet emri i Kiril Pavlovskit.

Leave a Reply