Formacioni zyrtarë i Vardarit për ndeshjen ndaj Shkëndijës

Trajneri i Vardarit, Goce Sedloski para pak çastesh ka publikuar formacionin me të cilin do të zbret në fushë në ndeshjen derbi të javës së parë në elitën e futbollit vendor kundër Shkëndijës.

Në përgjithësi formacioni është ai edhe cili pritej, me përjashtim të Kolevskit, i cili do të udhëheq sulmin e “kuqezinjëve” nga Shkupi, pas boshëllëkut që u krijua në këtë repart me largimin e brazilianit, Xhonatan Boareto – Baloteli.

Ndeshja Shkëndija – Vardari starton në ora 17:00, ndërsa në foton më poshtë mund të shihni 11-shen e parë të skuadrës shkupjane.

Leave a Reply