Hamdi Salihi nuk ndalet, shënon sërish për Nojshtadt (VIDEO)

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi nuk ndalet së shënuari në futbollin austriak, teksa ka shënuar edhe golin e tij të katërt në sezonin e ri të “Erste Liga” (Liga e Dytë e Asutrisë).

Salihi paralajmëroi fitoren e Nojshtadt në transfertën ndaj FAC Ëien, duke shënuar  një gol “alla-panenka” nga pika e bardhë në minutën e fundit të pjesës së parë. Ky gol ishte paralajmërues për fitoren e skuadrës së Viener Nojshtadt, që në pjesën e dytë me anë të Miesenbock dhe Stefel, realizoi edhe dy gola të tjerë për fitoren e thellë 0:3.

Për Nojshtadt ishte kjo fitorja e pestë nga po aq ndeshje të zhvilluara, duke udhëhequr renditjen tabelare me 15 pikë, 5 më shumë se skuadra e dytë në renditje, Liefering.

Falë këtij goli ish sulmuesi i Kkombëtares shqiptare, udhëheq listën e golashënuesve me 4 gola të shënuar, duke lënë pas vetes plotë 5 futbollistë që kanë të shënuar nga 3 gola.

Kliko KËTU për të shikuar golin e Hamdi Salihit.

 

Leave a Reply