Liga e Kampionëve mëson sonte dy çerekfinalistët e rradhës

Gara më presitgjoze evropiane në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte edhe me dy ndeshje të tjera, nga të cilat do të dalin dy çerekfinalistët e rradhës.

Në ”Estádio do Dragão” do të ballafaqohen Porto dhe Interi, me “zikaltërit” që në këtë do të futen me epërsinë e një goli pas fitores 1:0 në “Xhuzepe Meaca”.

Rezultati 1:0 nuk është aspak garancë për skuadrën e Simone Inzaghit, që me siguri se do të tentojë kualifikimin më tej, njëjtë sikurse edhe kushërinjtë e tyre të Milanit.

Një ndeshje po aq interesante pritet të shohim edhe në “Etihad Stadium”, aty ku Mançester Siti pret gjermanët e Red Bull Lajpcig.

Ndeshja e parë në Gjermani ishte mbyllur me shifrat 1:1, ashtu që sonte patjetër të kemi fitues, qoftë në kohën e rregullt, pas vazhdimeve, apo edhe pas ruletit të penaltive.

Kujtojmë, deri më tani një vend për në ndeshjet çerekfinale kanë siguruar Milani, Bajerni i Munihut, Çelzi dhe Benfika, ndërkohë nesër do të mësojmë edhe dy udhëtuesit e fundit, e ku me shumë gjasa do të jenë Reali i Madridit, që në ndeshjen e parë të zhvilluar në Angli mundi Liverpullin me shifrat 5:2 dhe Napoli, që në Gjermani kishte mundur Ajntrahtin e Frankfurtit. (infOSport.mk)

Leave a Reply