Alimi: Ishim dominant ndaj Vardarit dhe me meritë fituam

I kënaqur për golin, por më tepër për fitoren e skuadrës së tij është shprehur Armend Alimi, i cili me një predhë të vërtetë në minutën e 60-të, të takimit bëri që stadiumit i qytetit në Tetovë të shpërthejë në festë, pasi goditja e tij e fuqishme përfundoi me topin pas shpinës së portierit Filip Gaçevski, shkruan “infOSport.mk”.

Ishte ky një gol mjaft i bukur i shënuar nga ana e Armend Alimit, i cili thuajse të gjitha golat e shënuar deri më tani për Shkëndijën, i ka shënuar në mënyra të këtill, me goditje nga distanca.

“Do të kisha thënë se kjo më tepër është një fitore psiqike. Dijet se ne çdoherë kemi luajtur shumë mirë kundër Vardarit, mirëpo kësaj here kishim edhe fatin me ne. Mendoj se ishte fitore e merituar, prej minutës së parë ishim dominant, arritëm të realizojmë dy gola, kishim edhe shumë raste të tjera, shpresoj që të vazhdojë kjo seri e fitoreve” – tha Alimi.

Leave a Reply