Asllani kishte shansin e jetës kundër Barcelonës, shpresojmë mos ta urrejnë tifozët “zikaltër” (VIDEO)

Mesfushori shqiptarë, Kristjan Asllani mund të ishte heroi i Interit mbrëmjen e sotme në “Kamp Nou” ndaj Barcelonës, ndeshje kjo që dhuroi spektakël, shumë emocione dhe plotë 6 gola të shënuar, nga 3 për të dyja skuadrat.

Mesfushori kuqezi pati një rast të artë në minutën e 94-të, të takimit, mirëpo edhe pse i vetmuara para portierit “katalunas”, nuk arriti që ta mposhtë atë. Fantazisti shqiptarë kishte mundësi edhe të asistonte në ato momente, mirëpo preferoi goditjen, e që në mënyrë maestrale u ndal nga Ter Shtegen.

Gardiani gjerman tregoi vlerat e tij të mëdha, duke i mohuar golin futbollistit të kombëtares shqiptare, i cili sonte shumë lehtë mund të bëhej hero i tifozëve “zikaltër”, por edhe i miliona tifozëve shqiptarë në mbarë botën.

Leave a Reply