Asensio vendos rekord, 5 gola debutues në 5 kompeticione të ndryshme

Marko Asensio pa dyshim se është një ndër futbollistët më të lumtur për momentin te Reali i Madridit. Futbollisti i talentuar spanjoll nga qyteti i Majorkas, i cili te Reali i Madridit erdhi me propozim të tenistit të njohur, Rafael Nadal, mbrëmë ndaj Realit të Madridit realizoi golin e tij të 5-të debutues në 5 kompeticione të ndryshme, që ka luajtur me fanellën e “mbretërve”.

Ai shënoi në debutimin e tij ndaj Seviljës në kuadër të SuperKupës së Evropës, kishte shënuar në debutimin e tij në La Liga ndaj Real Sociedadit, pastaj në Kupën e Mbretit në debutimin e tij ndaj Kultural Leonesa, në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve kishte realizuar ndaj Legia Varshavës, ndërsa mbrëmë realizoi edhe në debutimin e tij në kuadër të SuperKupës së Spanjës, duke shënuar golin e tretë për “madrilenët” në fitoren 3:1 ndaj rivalëve të përjetshëm të Barcelonës, në ndeshjen e parë që u zhvillua në “Kamp Nou”.

Në rast se Asensio shënon gol edhe në debutimin e tij në kuadër të ndeshjeve në Botërorin për Klube, atëherë talenti i “Los Blancos” do të bëhet futbollisti i vetëm në histori që ka shënuar gola debutues në të gjitha kompeticionet e mundshme.

Leave a Reply