Paga mujore e Liridon Latifit te Pushkash Akademi!

Futbollisti prishtinas, Liridon Latifi, i cili edhe zyrtarisht u transferua në Hungari te skuadra e Pushkash Akademi, do të përfitojë 6-fish më shumë të holla se sa përfitonte te Skënderbeu, pjesë e së cilës ishte për dy vite të plota.

Një gjë e tillë është diçka krejtësisht normale, kur dihet se për kartonin e tij drejtuesit e skuadrës hungareze kishin paguar rreth 1 milion euro, kjo shifër e dalë në media, pasi shifra zyrtare mbetet mes klubeve.

Anësori i Kombëtares së Shqipërisë me Pushkash Akademi ka nënshkruar për katër vite, ndërsa paga e tij mujore te kjo skuadër do të jetë rreth 30 mijë euro. Rikujtojmë te Skënderbeu, Latifi përfitonte 5 mijë euro në muaj, pa bonuset e ndryshme për arritje objektivash.

Leave a Reply