Memushaj do të luaj sërish në “Serie A”

Mesfushori shqiptarë, Ledian Memushaj, edhe sezonin e ri futbollistik do të luaj në “Serie A”. Anëtari i Kombëtares shqiptare i ka thënë lamtumirë skuadrës së Peskarës, për tu larguar në një tjetër klub italian, por që është pjesë e “Serie A”.

Memushaj ka zgjedhur që për sezonin e ri 2017-2018 të luajë për skuadrën e Beneventos, te e cila skuadër do të rigjejë Berat Xhimshitin, një tjetër futbollistë të Kombëtares shqiptare.

“Sport Italia” raporton se marrëveshja është kryer me sukses dhe se Memushaj edhe përfundimisht është larguar nga Peskara. Megjithatë mbetet e paqartë, nëse mesfushori shqiptar do të luaj në formë huazimi te Benevento, apo ndoshta drejtuesit e kësaj të fundit kanë blerë kartonin e tij.

Leave a Reply