Juve mund Milanin në garë për sulmuesin e Lacios

Juventusi do të kërkojë të bëjë një merkato cilësore në verë për të forcuar akoma më shumë skuadrën për sezonin e ardhshëm, ku sërish do të futet me ambicie të njëjta, madje edhe më të mëdha.

Drejtuesit e klubit bardhezi mësohet se janë shumë pranë transferimit të sulmuesit të Lacios, Keita Balde, për shërbimet e të cilit gjithashtu po interesohet edhe Milanit.

Megjithatë mediat italiane e quajnë punë të kryer transferimin e yllit “lacial” te Juventusi. Gjithmonë sipas mediave italiane edhe pse ende jo të sigurta, Keita Balde është dakorduar me kushtet që i kanë ofruar drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, kështu që tani ka mbetur vetëm finalizimi me zyrtarët e Lacios që supozohet se do të hynin më me dëshirë në “pazar” me drejtuesit e Milanit.

Këta të fundit që një kohë po interesohen për shërbimet e sulmuesit të Lacios, mirëpo me shumë gjasa Keita Balde do të mbetet vetëm një dëshirë e parealizuar.

Leave a Reply