Shkupi u mund në Prilep, Renova sërish barazim pa gola në Shkup (VIDEO)

Skuadra e Shkupit ka pësuar disfatë 2:1 në transfertën ndaj Pobedës, në Prilep, disfatë kjo e dytë pas asaj ndaj Shkëndijës, javën e shkuar në Çair. Gjithçka interesante, sa u përket golave të shënuar në këtë përballje, ndodhi në pjesën e dytë.

Ishin vendasit ata të cilët në minutën e 63-të kaluan në epërsi me anë të Daniel Karçeskit, ndërsa nuk vonoi shumë dhe dy minuta më pas erdhi kundërpërgjigja nga ana e futbollistëve shkupjan, të cilët barazuan shifrat me anë të rezervistit, Kristijan Stojkoskit.

Ishte ky goli i parë për futbollistin e ardhur nga Makedonija Gj.P që në ndeshjen e tij debutuese me fanellën e FC Shkupit, mbrojtja e së cilës nuk reagoi mirë në minutën e  73-të, kur i lejoi veteranit Geshoski që të shënojë një gol të bukur me kokë.

POBEDA KALON PER HERE TE DYTE NE EPERSI NDAJ SHKUPIT**************************POBEDA – SHKUPI 2:1(B. Geshoski)

Публикувахте от infosport.mk в 26 август 2017 г.

Ky goli doli të jetë edhe vendimtarë në fitoren e Pobedës në këtë ndeshje, që ishte e para për skuadrën nga Prilepi këtë edicion, ndërkohë Renova dhet pritur ende në fitoren e parë në sezonin e ri, pasi “gjipspunuesit” edhe në ndeshjen e tretë nuk arritën që të shënojnë fitore.

Kësaj here të besuarit e Vllatko Kostov barazuan pa gola në transfertën ndaj Skopjes, duke vuajtur kështu golin, pasi është kjo edhe ndeshja e tretë që Renova nuk arrinë të shënojë. Ndryshe ishte ky barazimi i dytë pa gola ndaj skuadrave shkupjane, pas asaj në xhiron e parë ndaj Rabotniçkit, ndërsa rikujtojmë se në ndeshjen e vetme të zhvilluar në Tetovë, Renova kishte pësuar nga Sileksi me rezultatin 3:0.

Skuadra nga Kratova në ndeshjen e sotme u dorëzua përballë Pelisterit, që në Kratovë shënoi një fitore të thellë me reuzltatin 4:1.

Të dielën në program është ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Akademi Pandev në Tetovë, teksa derbi i javës midis Rabotniçkit dhe Vardarit është shtyrë.

Leave a Reply