ZYRTARE, Memushaj i bashkohet Xhimshitit te Benevento

Ledian Memushaj edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i skuadrës së Beneventos, që këtë edicion garon në “Serie A”. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga skuadra italiane e cila përmes një njoftimi kishte shkruar: “Benevento njofton se ka gjetur akordin me skuadrën e Peskarës për huazimin e përkohshëm, dhe më të drejtën e blerjes përfundimtare të Ledian Memushajt”.

Mësohet se Memushaj te Benevento sezonin e parë do të luaj në formë huazimi, dhe se për një gjë të tillë drejtuesit e skuadrës të sapo ngjitur në Serie A do të paguajnë rreth 200 mijë euro, me të drejtën e blerjes së kartonit të tij, që do i kushtonte Beneventos rreth 800 miëj euro.

Memushaj edicionin e kaluar te Peskara ishte një ndër më të mirët dhe futbollistët më standard, duke luajtur në 36 ndeshje kampionale, ku edhe regjistroi një gol dhe tre asistime.

Ai te Benevento i bashkohet Berat Xhimshitit, i cili pjesë e kësaj skuadre u bë që para fillimit të sezonit në “Serie A”, duke arritur nga rradhët e Atalantas.

 

Leave a Reply