Shkëndija merr fitoren e parë me Gjokën, shënon dy gola Omar Imeri

Ernest Gjoka merr fitoren e parë në drejtim të Shkëndijës së Tetovës, ku është zyrtarizuar vetë pak ditë më parë. Skuadra kuqezi mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Dritën në miqësoren e zhvilluar në Gjilan.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por kuqezinjtë tetovarë u shfaqën dominues në fraksionin e dytë, duke e tundur plor katër herë rrjetën kundërshtare. Në këtë ndeshje dy gola arriti ti shënojë Omar Imeri, ndërsa dy tjerë u realizuan nga Shefiti dhe Dallku.

Stafi teknik në këtë duel bëri ndryshime të shumta në formacion, ndërsa mundi të llogariste emra të tillë si Bejtullai, Radeski, Zejnullai dhe Sadriu.

Një test mjaft i rëndësishëm ky për Gjokën në kuadër të përgatitjeve për sfidën e 18 tetorit në Tetovë kundër Akademija Pandev.

Leave a Reply