“Tifozët Kuq e Zi” konfirmojnë prezencën e tyre në Strumicë

Tifozët Kuq e Zi do të jenë prezent në ndeshjen e 05 shtatorit në Strumicë, në të cilën ndeshje kombëtarja shqiptare do të përballet me Maqedoninë. Ata një gjë të tillë kanë konfirmuar përmes një postimi në faqen e tyre në facebook, ku gjithashtu kanë njoftuar opinionin se nuk do të mbështesin Shqipërinë në ndeshjet që kjo kombëtare do ti luaj si vendas.

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të grupit të tifozëve, “Tifozat Kuq e Zi:

“A thua sa nga këto bileta i janë ndarë policisë? A do të mund të duartrokasin ata me kallashnikovë me duar? Nëse ata që menaxhojnë me futbollin shqiptarë mendojnë se kjo është rruga e duhur, i dëshirojmë punë të mbarë. E kemi thënë shumë herë më parë, tash e një vit, nuk do të kthehemi në stadiumet shqiptare deri në ditën që policia me kallashnikovë largohen nga stadiumet dhe na trajtojnë si qenie njerzore. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë përkrahjen për Kombëtaren në të gjitha stadiumet europiane. PO, DO TË JEMI EDHE NË fyrom ME 5 SHTATOR. #1KOMBËTARE 🇦🇱”.

Për ndeshjen Maqedoni-Shqipëri bazuar në kapacitetin e stadiumit “Mladost” në Strumicë, tifozëve shqiptarë u takojnë rreth 450 bileta, të cilat veçmë tash janë shitur dhe u takojnë atyre.

Leave a Reply