Dëmtohet ndaj Maqedonisë, Agolli mungon ndaj Çelzit në LK

Dëmtimi në ndeshjen e 05 shtatorit ndaj Maqedonisë ka rezultuar fatal për kapitenin e Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli. Mbrojtësi i Karabakut në kampionatin azerbajxhanas nuk do të debutojë dot në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, që skuadra e tij do ta zhvillojë kundër kampionëve anglez të Çelsit.

Agolli po vuan nga një tërheqje muskulore, ashtu që do të duhet të pauzojë prej dy deri në tre javë.

Kjo është hera e parë që ekipi i Karabakut do të luajë në Ligën e Kampionëve, ku mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të duhet të pres për debutimin e tij, pasi ishte dëmtuar në ndeshjen eliminatore kundër Maqedonisë në Strumicë, kur ishte i detyruar që të braktis fushën.

Pas këtij takimi në lëndim ankohej edhe Arlind Ajeti, i cili gjithashtu pritet të mungojë në ndeshjen e fundjavës që skuadra e tij, Krotone do ta zhvillojë kundër Kaljarit.

Leave a Reply