Formacionet zyrtare, Inter-Spal (FOTO)

Skuadra e Interit pas pak do të zbresë në fushë për të zhvilluar ndeshjen e javës së tretë ndaj debutuesve të Spal.

Trajneri Luçiano Spalleti do të luajë me skemën 4-2-3-1, duke spostuar Borja Valeron para mbrojtjes së bashku me Gagliardinin. Në mesfushë do të jenë Perishiç, Zhoao Mario dhe Kandreva, që do të jenë në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Ikardi.

Në anën tjetër trajneri i Spal, Semplici, në fushë do të zbresë me vendosjen 3-5-2, teksa rrezik kryesor për Handanoviç do të jetë ish dyshja e Milanit, Boriello-Paloski.

Leave a Reply