FC Shkupi U17 do të luaj miqësore me Fenerbahçen

Gjenerata U17 e FC Shkupit sot udhëtojnë drejt Stambollit të Turqisë për të zhvilluar dy ndeshje miqësore me moshatarët e tyre të gjigandit Fenerbahçe. Të përzgjedhurit e Erkan Murselit janë të ftuar special nga skuadra turke për këtë miqësore si kampionë të Maqedonisë që u shpallën në sezonin e kaluar për gjeneratën U17.

FC Shkupi me Fenerbahçen do t’i luajnë dy ndeshje miqësore, ku të parën do ta zhvillojnë me 12 shtatorë, ndërsa të dytën një ditë më vonë. Të dyja takimet do të luhen në kompleksin e Fenerbahçes. /(SHENJA)

Leave a Reply