ZYRTARE, ndeshja Lacio – Milan do të zhvillohet

Ndeshja e javës së tretë në Serie A midis Lacios dhe Milanit do të zhvillohet, miëpo me një orë vonesë. Kësisoj ndeshja në fjalë do të startojë në ora 16:00, edhe përkundër faktit se më herët gjatë ditës dolën informacione se e njëjta mund të shtyhet për shkak të reshurave të shiut që kishin kapluar kryeqendrën italiane.

Në një takim të veçantë, prefekti i qytetit të Romës vendosi që ndeshja derbi midis Lacios dhe Milanit të zhvillohet. Siç dihet një pjesë e mirë e Italisë sot u përfshi nga shirat e rrëmbyeshëm, ku si pasojë mbrëmë u anulua ndeshja midis Sampdorias dhe Romës, ndërsa gjithashtu rrezikojnë për tu zhvilluar edhe disa ndeshje tjera.

Leave a Reply