Formacionet zyrtare te përballjes Barcelona-Juventus

Në kamp Nou sonte do të përballen Barcelona-Juventusi në kuadër të ndeshjes së parë në grupin D Ligën e Kampionëve. Në mesin e 8 përballjave që do të luhen sonte sigurisht se kjo është më interesante.

Ernesto Valverde në ndeshjen e tij debutuese me katalunasit në Ligën e Kampionëve, do t’i testojë taktikat e tij përballë Massimiliano Allegrit. Formacioni startues i Barcelonës sonte do të jetë: Ter Stegen; Semedo, Pique, Umtiti, Alba; Busquets, Rakitic, Iniesta; Dembele, Messi, Suarez, ndërsa ai i Juventusit: Buffon; De Sciglio, Benatia, Barzagli, Sandro; Pjanic, Matuidi, Bentancur; Dybala, Douglas Costa, Higuain.

Takimi Barcelona-Juventus nis në orën 20:45.

Leave a Reply