Dinamo Kiev-Skenderbeu, Daja: Luftojmë për fitore!

Skenderbe nesër përballet në transfertë me Dinamo Kievin në kuadër të ndeshjes së parë në kuadër të grupi B në Liga Evropa. Favoriti dihet me Dinamo Kievin që mbanë këtë rol, mirëpo Skenderbeu do të kërkojë të shfrytëzojë çdo mundësi për të përfituar një rezultat pozitiv.

“Është e pazakontë për ne pjesëmarrja në një nivel kaq të lartë, prandaj favorit për ta fituar ndeshjen është Dinamo. Sigurisht që do të kemi mundësitë tona ndaj duhet të bëjmë lojën tonë më të mirë. Edhe skuadrat e tjera të grupit kanë më shumë eksperiencë se ne, por ne do të luftojmë për të marrë ndonjë fitore”, është shprehur trajneri i Skenderbeut, Ilir Daja. 

Skenderbeu këtë vit luan me disa ndryshime, ku me largimin e Salihit dhe Latifit gjatë merkatos së verës, në taborin e korçarëve ka arritur kosovari Suad Sahiti që sezonin e kaluar ishte pjesë e Rabotniçkit nga Maqedonia.

Takimi Dinamo Kiev-Skenderbeu luhet nesër me fillim në orën 19:00.

Leave a Reply