McLaren dhe Honda ndërpresin bashkëpunimin

McLaren ndërpret bashkëpunimi me Honda-n. Skuderia angleze nga 2018-ta e në vazhdim do të përdorë motorë Renault.

Lajmi është bërë zyrtar nga përfaqësuesit e McLaren dhe Honda-s.

Kjo e fundit furnizonte skuderinë angleze me motorë prej dy sezonesh në Formula 1.

Tashmë Honda ka vetëm për një partner me të cilin mund të bashkëpunojë në Botërorin e Formula 1, Toro Rosso, skuderi me të cilën ka lidhur një kontratë shumë-vjeçare.

Leave a Reply