Në futbollin gjerman shënohet goli më skandaloz (VIDEO)

Në ndeshjen ndërmjet skuadrës Jena dhe Mepen të kategorisë së tretë gjermane të futbollit, është shënuar goli më skandaloz në histori. Ishte minuta e 57-të e takimit, kur një lojtarë i ekipit të Jena-s shtrihet në fushë dhe ankohet në lëndim, ndërsa futbollisti kundërshtar i Mepens ndërprenë lojën me qëllim që t’i ofrohet ndihmë lojtarit.

Mirëpo të njejtin mendim nuk e kishte një bashkëlojtarë i të lënduarit, i cili mori topin dhe shënoi golin. Ky gjest i ulët ngriti tensione te lojtarët e Mepens, të cilët nuk pajtoheshin me këtë gol dhe iu vërsulën golashënuesit në fjalë. Ky gjest i ulët nga mediat gjermane dhe të tjera u vlerësua si më skandalozi që ka ndodhur në botën e futbollit.

Leave a Reply