Të rinjët e Shkëndijës deklasojnë Vardarin

Shkëndija U 19 vazhdon marshin e sigurtë në Super Ligën e Maqedonisë për juniorë. Të përzgjedhurit e trajnerit Bekim Osmani kanë shfaqur një tjetër paraqitje prej kampioni, duke deklasuar 4:2 Vardarin sot në kuadër të xhiros së tretë të kësaj kategorie.

Xhevat Sherifi pas vetëm 8-të minutave lojë shënoi për epërsi të Shkëndijës, ndërsa barazimit të përkohshëm të miqve i tha jo Arbin Zejnullai i cili shënoi për 2:1 pesë minuta para fundit të pjesës së parë.

Alban Rasimi në minutën e 50-të shënoi për 3:1, ndërsa Vardari arriti të zbusë në 3:2 me anë të Dishlievskit.

Rezultatin përfundimtar të këtij takimi, Shkëndija 4, Vardari 2 e vendosi Ensar Luma në minutën e 85-të, të takimit.

Kështu shpresat “kuqezi” që për disa ditë do të debutojnë në eliminatoret e UEFA Youth League kundër Nitras së Sllovakisë, kanë ruajtur efektin e 100% pas tre xhirove të zhvilluara në Super Ligën e Maqedonisë për juniorë dhe me 9-të pikë mbajnë të vetmuar vendin e parë në renditjen tabelare.

Leave a Reply