Juventus Serava mundet në Shtip nga Astibo

Juventus Serava sezonin e ri në elitën e futsalit vendor e ka nisur me disfatë, njofton “infOSport.mk”. “Bardhezinjtë” nga Serava u mundën 5:4 në transfertën ndaj Astibos në Shtip, fitoren e së cilës skuadër e paralajmëroi Goran Arsovski.

Nuk vonoi shumë dhe vendasit e Astibos me anë të Josid Jovanov dyfishuan rezultatin, teksa Jakup Ramadani realizoi golin e parë për Juventus Seravën, duke ngushtuar epërsinë e vendasve në 2:1.

Arsovski me golin e dytë personal bëri që skuadrat në pushim të shkojnë me rezultatin 3:1, ndërkohë në një moment Astibo kishte edhe 3 gola epërsi kur në fillimin e pjesës së dytë Zaskov realizoi edhe golin e katërt për vendasit.

Pasuan dy gola nga ana e “bardhezinjëve” shkupjan, që realizuan përmes Samir Veliut dhe Besnik Latifit, gola këto që sollën një lojë edhe më interesante, por që Juventus Sserava nuk pati fatin për të barazuar shifrat edhe përkundër disa rasteve të krijuara para portës vendase.

Dhe kur nuk shënon, atëherë ndëshkohesh, me ç’rast vendasit me anë të Aleksandar Miladinov shënuan për rezultat 5:3, teksa golin e katërt dhe të fundit në këtë ndeshje për Juventus Seravën e realizoi boshnjaku, Haris Omeroviq.

Javën që vjen Juventus Serava në teren vendas do të zhvillojë derbin lokal ndaj Futsal Shkupit, teksa Astibo udhëton drejt Tetovës për tu përballur me SEE Universitetin.

Leave a Reply