Kërçovari Valon Ahmedi gol dhe asist për Mariborin (VIDEO)

Futbollisti kërçovar Valon Ahmedi ka shënuar gol në fitore 2:3 të skuadrës së tij Mariborit ndaj Aluminijt të vlefshme për xhiron e 10-të në kampionatin elitar të Sllovenisë. Ahmedi ka shënuar golin e parë për Mariborin dhe të dytin të sfidës, duke barazuar shifrat për momentin në 1:1.

Ahmedi përveç golit që realizoi, ai ishte asistues edhe në golin e dytë të realizuar nga Billong. Për Ahmedin ky ishte goli i parë me fanellën e Mariborit në këtë sezon. Ndërkohë përveç Ahmedit, në këtë sfidë golin e parë të ndeshjes e  realizoi një tjetër shqiptarë, i quajtur Francesko Tahirajt, i cili është pjesë e Aluminij.

 

Leave a Reply