Renova me 4 mungesa ndaj Shkupit

Renova të shtunën në Tetovë do të mirëpret FC Shkupin në ndeshjen e vlefshme të javës së 7-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Për Renovën është kjo një ndeshje shumë e rëndësishme, ku vetëm fitorja vjen në shprehje, mirëpo që do ta kenë shumë të vështirë, duke pasur parasysh mungesën e 4 futbollistëve standard.

Trajneri Vllatko Kostov për ndeshjen e nesërme ndaj Shkupit nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit Xhelil Abdullahu, mesfushorëve Burim Sadikut dhe Fatjon Jusufit si dhe sulmuesit, Lavdrim Skenderi, që të gjithë të lënduar. Pritet që në vend të tyre Kostov të hedh në fushë futbollistët më të përgatitur që ka për momentin, me shpresë se do të tregohen denjësisht dhe në fund do të kënaqin tifozët e tyre që shpresojnë se skuadra e tyre do të arrijë fitoren e tretë me rradhë në Tetovë, pas atyre ndaj Struga Trim Lum në kuadër të Kupës dhe Pelisterit në kuadër të javës së 5-të kampionale.

Ndeshja Renova-Shkupi starton në ora 15:30.

Leave a Reply