Jasin Lama shkëlqen ndaj boshnjakut Hoxhiç, prek finalen e turneut ndërkombëtar në Sarajevë (VIDEO)

Jasin Lama me stil është kualifikuar për në meçin final të turneut ndërkombëtarë në boks “Mustafa Hajrulahoviç Talijan”, i cili po zhvillohet në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Boksieri shkupjan në përballjen gjysmëfinale të këtij turneu shkëlqeu ndaj reprezentuesit boshnjak, Zahir Hoxhiç, të cilin e mundi në tre raunde me rezultat bindës.

“Jam shumë i kënaqur me këtë fitore, ndërsa si në çdo luftë ashtu edhe në këtë të sotshmen për mua me rëndësi ishte që në ring të realizojë strategjinë e treguar nga trajnerët dhe atë e kam bërë mjaft mirë besoj, ashtu që në fund nuk mungoi edhe rezultati” – tha drejtëpërdrejtë nga Sarajeva enkas për “infOSport.mk” boksieri i talentuar shkupjan, Jasin Lama, i cili gjithashtu foli edhe për ndeshjen e madhe finale kundër britanikut, Mickey McDonagh.

“Për luftën në finalen e madhe kam shumë vetëbesim të madh, pavarësisht se përballë do të kem një boksier të shumëfisht kampion. Unë premtoj se do të bëjë timen dhe se do të jap më të mirën nga vetja, ashtu që shpresoj në një fitore të madhe” – u shpreh Lama, i cili në Sarajevë është bashkë edhe dy trajnerët e tij, Naser Haruni dhe Blerim Saiti.

Ndryshe përv Lamës në këtë turne ndërkombëtare KB Shkupi nga Çairi po prezantohet edhe nga dy boksierët tjerë mjaft të talentuar, Hurmet Jonuzi dhe Ardijan Azemi.

Yesterday you said tomorrow!

Публикувахте от Jasin Lama в 23 септември 2017 г.

Leave a Reply