Panuçi publikon listën zyrtare për ndeshjet me Spanjën e Italinë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, ka bërë publike listën zyrtare të futbollistëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet e fundit eliminatore për KB Rusi 2018, kundër Spanjës me 06 tetor dhe Italisë me 9 tetor.

Trajneri italian për këto dy ndeshje ka grumbulluar gjithsej 26 futbollistë, përfshirë këtu edhe futbollistët e skualifikuar për ndeshjen ndaj “iberikëve”, Mërgim Mavraj, Odise Roshi dhe Burim Kukeli, të cilët do të jenë nën urdhërat e Panuçit për ndeshjen me Italinë në “Loro Boriçi”.

Gjithashtu në skuadër për këto dy ndeshje Panuçi ka vendosur të rikthejë sulmuesin Sokol Cikalleshi si dhe tre mesfushorët Taulant Xhaka, Ermir Lenjani dhe Ergys Kaçe.

Në mesin e futbollistëve të ftuar figuron edhe emri i Emanuele Ndoj, debutuesit të rradhës në kombëtaren shqiptare, një mbrojtës ky që luan me Breshian në “Serie B”.

Leave a Reply