Tifozët e fëshëllojnë Zherard Pike-n në stërvitjen me Spanjën

Në stërvitjen e parë të përfaqësueses së Spanjë në qendër të vëmendjes ka qenë mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike. Ashtu edhe siç pritej, tifozët nuk i kursyen fërshëllimat dhe pankartat kundër mbrojtësit 30-vjeçar, madje edhe fyerjet ndaj tij ishin të shumta. Gjendja arriti deri aty sa të kërkohej edhe largimi i futbollistit nga përfaqësuesja spanjolle.

Situata ishte kaq e tensionuar sa trajneri Julen Lopetegi vendosi që ta mbyllë stërvitjen as vetëm 25 minutash. Pike, që ka fituar si botërorin ashtu edhe europianin me skuadrën e Spanjës, kohët e fundit është shfaqur hapur pro votimit për referendumin në Katalonjë, duke bërë që të rritet urrejtja ndaj tij te tifozët e tjerë.

“Kam folur me Piken. Doja të dija se si ishte në aspektin psikologjik duke parë edhe situatën e krijuar. Vura re se ishte shumë mirë, i motivuar dhe me shumë dëshirë. po të ishte e kundërta nuk do të ishte me ne. Tani i takon atij të shuajë këtë situatë të ndezur”, është shprehur seleksionuesi Lupotegi.

Përfaqësuesja e Spanjës ka zhvilluar edhe sot pasdite një seancë stërvitore, e cila ka qenë me dyer të mbyllura.

Leave a Reply