Maqedonia si sot 24 vite më parë zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare (VIDEO)

Në ditë të sotme 24 vite më parë, përfaqësuesja e Maqedonisë zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare kur luajti si mysafire me Slloveninë në Kranj. Maqedonia e udhëhequr nga seleksionuesi i atëhershëm Andon Donçevski shënoi fitore bindëse 4:1.

Maqedonia në atë ndeshje u paraqit me këtë formacion: Micevski, Grozdanov, Jovanovski, Kantllarovski, Najdovski, Janevski, Boshkovski, Markovski, Pançev, Babunski, Micevski.

Golin e parë për Maqedoninë e shënoi Zoran Boshkovski-Çoko në minutën e 5-të, ndërsa golat tjerë i realizuan Pançev, Janevski nga penaltia dhe Kanatllarovski.

Leave a Reply