Mediat italiane: Gabimet fatale të milionerit Bonuçi i dhanë fitoren Interit (VIDEO)

Mediat italiane kanë komentuar shumë gjatë kohë derbin e Milanos, i cili mbrëmë u ngjyros me ngjyrat “zikaltër”. Gazetarët sportiv italian nuk kursyen fare mbrojtësin milionësh të Milanit, Leonardo Bonuçin, i cili sipas tyre kishte bërë dy gabime shumë të rënda, që në fund i kushtuan me humbje Milanit.

Kapiteni “kuq e zi” ishte vonuar në dy raste për të markuar me kohë sulmuesin kundërshtarë, Mauro Ikardi, i cili në ato momente nuk fali dhe shënoi dy gola, duke shtuar fare në fund edhe një tjetër përmes pikës së bardhë, me të cilin Interi mundi Milanin.

Pas ndeshjes Bonuçi është vlerësuar me notën 5, duke qenë një nga futbollistët më të dobët në fushë. Kjo nuk është hera e parë që blerja më e bujshme e Milanit nga Juventusi po bënë gabime me kosto ta mëdha për ekipin “kuq e zi”, i cili si duket që në start humbi garën me 5-shen, Roma, Lacio, Juventus, Inter dhe Napoli, skuadër kjo që po shkëlqen gjatë këtyre 8 xhirove të para, duke regjistruar po aq fitore.

Leave a Reply