Këtë detaj nuk e keni vërejtur! De Brujne dhe Silva desh u rrahën në mes pjesëve (VIDEO)

Një super ndeshje u zhvillua mbrëmjen e kaluar në “Etihad Stadium”, ku Mançester Siti me rezultatin 2:1 mundi Napolin. Ishte kjo një ndeshje mes dy skuadrave më në formë evropiane, ku të dyjat për momentin kryesojnë në ligat respektive në Angli dhe Itali.

Siti zhvilloi një pjesë të parë fantastike, kur edhe shënoi të dy golat me anë të Sterling dhe Zhesus. Ishte ky një rezultat shumë i mirë për “pasanikët” nga Mançesteri, të cilët në ato momente kishin një epërsi komode. Dhe kur u mendua se me këtë rezultat të gjithë te Siti janë të kënaqur, një gjë e tillë nuk ndodhi edhe me Kevin De Brujne dhe David Silva, të cilët rrugës për në dhomat e xhveshjes filluan një zënkë verbale, e cila shumë lehtë mund të përfundonte edhe fizikisht, po të mos ishte Fernandinjo në afërsi për të qetësuar gjakrat e nxehur në ato momente.

Ndryshe ndeshja midis Mançester Sitit dhe Napolit u mbyll me fitoren 2:1 të skuadrës angleze.

Leave a Reply