Florent Osmani ndëshkon Gostivarin

Florent Osmani ka rezultuar deçiziv në fitoren e skuadrës së tij EuroMilkut ndaj Gostivarit në kuadër të javës së 9-të në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Osmani realizoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të skuadrës nga Lisiçja e Epërme, edhe atë që në minutën e 9-të.

Për shkupjanin Osmani ishte ky goli i katërt që po shënon këtë edicion me fanellën e Euromilkut, për të cilën skuadër ndaj Gostivarit luajtën edhe 4 futbollistë tjerë shqiptarë, si Burhan Aliji, Xhihan Seferi, Gent Bislimi dhe Arbnor Jahiji. Që të 5 futbollistët shqiptarë ishin titullarë në ndeshjen ndaj Gostivarit, me Jahijin dhe Bislimin, të cilët u zëvendësuan gjatë pjesës së dytë.

Falë kësaj fitore EuroMilku tashmë me 13 pikë renditet në pozitën e katërt, ndërkohë Gostivari tashmë pozicionohet në vendin e tretë me 15 pikë të tubuara.

Leave a Reply