Imobile njëjtë si Strakosha, pjesë e Lacios deri në vitin 2022

Sulmuesi italian, Çiro Imobile ka rinovuar kontratën me Lacion deri në vitin 2022. Kontrata e tij aktuale ishte deri në vitin 2021, mirëpo paraqitjet e tij të mira bënë që drejtuesit e skuadrës “laciale” t’ia vazhdojnë atij kontratën edhe për një vit tjetër.

Sipas informacioneve që vijnë nga mediat italiane me kontratën e re Imobile do të përfitojë plotë 2.5 milion euro në sezon. Imobile në 8 ndeshje të zhvilluara në Serie A gjatë këtij sezoni ka regjistruar 11 gola, ndërsa edhe 4 gola të tjerë ka realizuar në kuadër të ndeshjeve në Liga Evropa.


ZYRTARE, STRAKOSHA BASHKË ME LACION DERI NË VITIN 2022


Përveç tij kontratën me Lacion gjatë ditës së sotme e vazhdoi edhe portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili sipas kontratës së re në “Olimpiko” do të qëndrojë deri me 30 qershor të vitit 2022.

 

Leave a Reply