ZYRTARE, Strakosha bashkë me Lacion deri në vitin 2022

Paraqitjet e mira në portën e Lacios kanë dhënë edhe rezultatin e duhur për portierin shqiptarë, Thomas Strakosha. Drejtuesit e Lacios kanë vendosur që të vazhdojnë edhe zyrtarisht kontratën me portierin e kombëtares shqiptare, i cili po shkëlqen këtë edicion në portën e “lacialëve”.

Lajmin për vazhdimin e kontratës e ka zyrtarizuar vetë klubi kryeqytetas me një komunikatë për shtyp në faqen zyrtare, ku bëhet e ditur se kontrata e re e gardianit të Kombëtares shqiptare do të jetë valide deri në vitin 2022.

Së bashku me Strakoshën kontratën e ka rinovuar edhe sulmuesi Çiro Imobile, i cili gjithashtu po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Lacios, për të cilën skuadër në 12 ndeshje ka zhvilluar 15 gola, 11 prej të cilëve në “Serie A”.

Leave a Reply