Panik te Italia, 3 futbollistë me “Covid19”, rrezikohet shtyrja e ndeshjes

Tre futbollistë të rinj të Italisë U21 janë prekur nga “Covid-19”, teksa në rrezik është ndeshja e nesërme me moshatarët e Irlandës, në kuadër të eliminatoreve për EURO 2021.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Federata Italiane e Futbollit, të cilët megjithatë nuk kanë bërë të ditur emrat e futbollistëve të prekur.

Te Kombëtarja U21 e Italisë më herët janë prekur Matteo Gabbia i Milanit dhe portieri, Plizzari.

Në futbollin italian coronavirusi ka marrë përmasa shqetësuese, teksa të shumta kanë qenë klubet elitare dhe jo vetëm, që kanë izoluar futbollistët.

Leave a Reply